Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Bomba” e mediave spanjolle: Messi refuzon rinovimin, do largohet nga Barcelona në 2021-in

Sipas radios spanjolle Lionel Messi nuk do të rinovojë kontratën me Barcelonën pasi në vitin 2021 kur t’i përfundojë marrëveshja do të largohet me parametër zero.

Është kjo dëshira e yllit argjentinas i cili kur të ketë mbushur 34-vjeç do të kërkojë të provojë një eksperiencë të re, pasi te blaugranat nuk ka më stimuj.

Sipas programit El Larguero në Cadena Ser, drejtuesit e Barcelonës i kanë ofruar një kontratë të re deri në vitin 2023 6-herë fituesit të Topit të Artë, por Messi tashmë e ka ndarë mendjen dhe ka vendosur të respektojë kontratën aktuale me Barçën për t’u larguar pas një viti me 0 euro.

Për momentin Manchester City i Pep Guardiolës është klubi që ka shfaqur më shumë interes për argjentinasin, por e ardhmja e tij nuk dihet ende se në cilën skuadër do të jetë.

Edhe Interi me pronarët e rinj kinezë po shfaq interes të vazhdueshëm dhe është i gatshëm ta bëjë një tentativë për të transferuar Messin në San Siro, për t’iu kundërpërgjigjur Juves që 2 vite më parë transferoi në Torino, Cristiano Ronaldon.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet