Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Arrestohet 32- vjeçari me rrezikshmëri të lartë në Bulqizë, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Ka rënë në prangat e Policisë së Bulqizës një person me rrezikshmëri të lartë. Sipas infomacioneve të uiformave blu thuhet se gjatë operacionit për kapjen e këtij shtetasi, i është gjetur edhe një pistoletë me municion luftarak.

I shpallur në kërkim që prej vitit 2018, ku mbi të rëndojnë akuza të rënda si “Armëmbajtja pa leje”, si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si “Përndjekja”, “Kanosja”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’.

NJOFTIMI I POLICISE BULQIZE

Bulqizë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundi i arratisë”.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, forcat speciale RENEA, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.

Kapet dhe vihet në pranga një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Gjatë operacionit për kapjen e tij, forcat RENEA i gjetën dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Dibër, në bazë të një informacioni të marrë në rrugë operative, për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për disa vepra penale, si dhe duke vlerësuar rrezikshmërinë që ky person paraqiste, janë koordinuar veprimet me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe është kërkuar mbështetja e forcave speciale RENEA.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Fundi i arratisë”, në kuadër të të cilit, në fshatin Vajkal të Bulqizës, pas rrethimit të banesës dhe ndërhyrjes profesionale u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit të kërkuar Fadil Tërnova, 32 vjeç, i cili në momentin e ndërhyrjes u gjend i fshehur në ambientet e bodrumit të hapur enkas në një prej dhomave, që ishte i mbuluar me pllakat e dyshemesë.

Gjatë operacionit, forcat speciale RENEA gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë tip “Glock” që e mbante pa leje dhe fishekë luftarak.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim që prej vitit 2018, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Për këto vepra penale, Gjykata e Shkalles së Parë Dibër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Shtetasi Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kriminale. I dënuar për vrasjen e shtetasit Sh. Sh., në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si “Përndjekja”, “Kanosja”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është organizator dhe autor kryesor për disa raste të ndodhura më parë për “Shtrëngim për dhënie pasurie”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet