Zjarret në Amazonë shënuan rekord në muajin qershor

Bota
Zjarret në Amazonë shënuan rekord në muajin qershor

Zjarret në pyjet e Amazonës në Brazil janë intensifikuar për 20 për qind më shumë në qershor, që është rekordi më i lartë brenda një muaji tash e 13 vjet.

Instituti Kombëtar për Kërkime në Hapësirë tha se ka regjistruar 2,248 zjarre, në krahasim me 1,880 të tilla në qershor të vitit 2019.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një intensitet i tillë në fillim të sezonit të thatësirave ka rritur shqetësimet se zjarret e këtij viti mund t’i tejkalojnë flakët katastrofale të vitit 2019. Sipas aktivistëve, kriza e koronavirusit e përkeqëson problemin.

Ata besojnë se zjarrvënia ka të ngjarë të kontrollohet më pak, pasi autoritetet janë të preokupuara me pandeminë. Shumë zjarre në Brazil ndizen qëllimisht – disa prej tyre nga fermerët që duan ta pastrojnë shpejt tokën.

“Ne nuk mund të lejojmë që situata e vitit 2019 të përsëritet vetvetiu”, tha Mauricio Voivodic, drejtor ekzekutiv i OJQ-së “World Wildlife Fund” në Brazil.

Zjarret e vitit të kaluar kanë arritur kulmin në gusht, kur janë regjistruar mbi 30,900 sosh – apo trefishi i numrit në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Brazili, pas Shteteve të Bashkuara, ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi: mbi 60,600.

Amazona – e cila shtrihet në shumë vende të Amerikës së Jugut, por 60% ndodhet në Brazil – krijon rezerva jetike të karbonit, i cili ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.

ME TE LEXUARAT