Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Zbardhet axhenda e takimit të Ramës me Avdullah Hotin, ja kur mbahet konferenca e përbashkët

Kryeministria zbardh axhendën e vizitës së kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti në Tiranë. Pas takimit me kryeministrin Rama, pritet që të dy liderët të mbajnë një konferencë për shtyp.

NJOFTIMI

Ditën e premte, datë 3 korrik, ora 10.00, në Pallatin e Brigadave zhvillohet Ceremoniali i Mirëseardhjes për Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti. (Sinjalin ndryshe nga herët e tjera, për shkak të situatë së pandemisë, do ta merrni pranë pajisjes shpërndarëse të vendosur në Pallat të Brigadave)

Ora 10.10 – Takim ndërmjet dy Kryeministrave; (Kamera dhe fotograf zyrtar)

Ora 10.15 – Takim mes dy delegacioneve; (Kamera dhe fotograf zyrtar)

Ora 11.30 – Konferencë e Përbashkët për Shtyp (Sinjalin ndryshe nga herët e tjera, për shkak të situatë së pandemisë, do ta merrni pranë pajisjes së vendosur në Pallatin e Brigadave)

Ju lutemi dërgoni emrat e gazetarit, teknikëve si dhe targën e makinës së transmetimit live.

Duhet të jeni në Pallat të Brigadave jo më vonë se ora 09.30

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet