Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

WhatsApp sjell shumë risi interesante

Rrjeti social i komunikimit WhatsApp ka thënë së fundmi se po sjell një seri karakteristikash të reja që do të lansohen për të gjithë përdoruesit në javët e ardhshme.

Së pari (dhe ndoshta më interesante) në listë janë sticker-at e animuar. Fillimisht, sticker-at e animuar ishin prezantuar gjatë muajit qershor, kur ato u shfaqën në prezantimin beta të aplikacionit.

Në atë kohë, dukej sikur ata të ishin vetëm në një fazë të hershme të zhvillimit, por WhatsApp ka konfirmuar që ata do tu ofrohen të gjithë përdoruesve në javët e ardhshme, shumë më herët sesa pritej.

Gjithashtu tani me përditësimin e ri në aplikacion, do të jetë shumë më e lehtë për të ndarë detajet e kontaktit tuaj me njerëzit, falë prezantimit të QR Code.

Në vend që të ndërroni numrat e telefonit, do të keni mundësi të skanoni një kod nga telefoni i një miku.

Në fund, është thënë se WhatsApp do të sjell edhe Dark Mode (modulin e errët) për përdoruesit, një tipar që tashmë është në Facebook dhe në shumë shërbime të tjera të famshme online.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet