Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Vajza kishte 2 vjet pa dalë nga shtëpia”, fqinjët flasin për ngjarjen e rëndë në Kombinat

Dalin emrat, nënë e bijë u gjetën të vdekura në Tirane, kush janë viktimat

Dëshmi te reja jane mesuar për ngjarjen tragjike të ndodhur në Kombinat ku nene e bije humben jeten ndersa vajza tjeter eshte ne gjendje te rende. Fqinjët e viktimave dhe të vajzës në gjendje të rëndë shëndetësore tregojne se Anisa, vajza e gjetur e vdekur, kishte dy vjet pa dalë nga shtëpia.

Ajo shtoi se kohët e fundit ishin në gjendje të vështirë ekonomike prej pandemisë dhe se e vetmja që punonte ishte nëna.

“Dilnin nga banesa. Punonte e zonja. Bënte pazar. Kur kanë ardhur në Tiranë kishte vdekur bashkëshorti. Kisha ca ditë që nuk i kisha parë. Ka vetëm dy vajza. Secili shikon hallet e veta pavarësisht se jetojmë në një pallat.

Ka një motër në pallatin tjetër. Sa ishin në punë ishin mirë por si të gjithë të tjerët po vuajnë me rastin e pandemisë. Anisa kishte dy vjet pa dalë nga shtëpia. Nëna më është dukur shumë e dobët kur e pashë për herë të fundit.”

Nëna Zhaneta Josifi dhe vajza Anisa Josifi u gjetën pajete mbrëmjen e kësaj të enjteje në banesën e tyre.

Vajza tjetër, Blerta, është në gjendje kritike për jetën në spital. Ato dyshohet të jenë vetëflijuar.

Ato ishin dëshmitare të Jehovait dhe dyshohet se i kanë dhënë fund jetës për t’u ringjallur. Por ende nuk ka një version zyrtar nga policia për shkaqet pse ka ndodhur ngjarja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet