"U frikësova kur pashë veten", atleti pëson ndryshimin drastik pas 25 ditëve në koma nga Covid-19

Bota

Koronavirus nuk i ka selektuar të prekurit, por është shpërndarë kudo që ka gjetur terren, duke mos kursyer as njerëz të shëndetshëm si trajnerë fizikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I tillë është rasti i trajnerit dhe atletit 40-vjeçar, Ahmad Ayyad, nga SHBA, i cili ka pësuar një ndryshim drastik pasi u infektua nga Covid-19.

Ahmad ka qëndruar 25 ditë në koma, duke humbur shumë kilogramë, forcën e krahëve dhe masën muskulore.

Ai është shprehur se pavarësisht që merret me stërvitje çdo ditë dhe ushqehet shëndetshëm, sërish e ka përjetuar shumë keq infektimin nga Covid-19 edhe pse nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Trajneri dhe njëkohësisht atleti, Ahmad Ayyad, është shprehur:

“Personeli mjekësor u kujdes shumë për mua. I kam borxh jetën. U frikësova nga sëmundja, kisha frikën e familjarëve, por e pranoj dhe frikë për veten. Unë qëndrova 25 ditë në gjendje kome dhe rrezikova jo pak që të humbisja jetën. Fiziku im pësoi një ndryshim drastik. Masa trupore në pjesën e gjoksit dhe këmbëve e humbën forcën. Falë zotit tashmë jam mirë dhe kam lënë pas krahëve atë sëmundje të tmerrshme.”

ME TE LEXUARAT