Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tragjike/ Qeni “xheloz” sulmon për vdekje binjaket 26-ditëshe

Dy foshnja binjake në Brazil janë sulmuar vdekje nga qeni i familjes.

Vogëlushet e identifikuara si Anne dhe Analu, kishin 26 ditë që kishin lindur dhe në momentin e sulmit nga qeni nëna e tyre kishte dalë në oborr për të biseduar me një komshi duke i lëne vetëm për pak momente.

Gjatë këtij momenti qeni i familjes, rracë Labrador, ka sulmuar brutalisht binjaket duke u shkaktuar plagë të mëdha në trup.

Kur nëna Elaine Novais, 29 vjeçe, dëgjoi klithmat e vogëlusheve nga dhoma e gjumit, por ishte shumë vonë.

Zonja Novais, e cila kishte luftuar të ngelej shtatzënë për nëntë vite rresht, e tërhoqi qenin nga binjaket dhunshëm, por ai tashmë kishte shkaktuar dëme fatale në barkun e tyre.

Një infermiere që jetonte aty pranë kreu ndihmën e parë për binjaket, njëra që vdiq menjëherë nga dëmtimet e marra dhe tjetra vdiq më vonë në Spitalin Komunal Maria Pedreira Barbosa pasi kaloi në arrest kardiak.

Një i afërm i familjes është shprehur pas ngjarjes tragjike:

“Ne mendojmë se me ardhjen e binjakëve, qeni nuk kishte vëmendjen e duhur dhe dashurinë e pronarëve. Çifti kishte nëntë vite që tentonte që të kishte një fëmijë dhe kur kjo ndodhi, ato pësuan një fund tragjik. Kjo mendoj se është një lloj xhelozie nga kafsha, nuk e di, nuk dal në konkluzion tjetër.”

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati Lajmi i Fundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet