Të infektuar me koronavirus, dy persona nga Kukësi nisen me urgjencë drejt spitalit Infektiv

Aktualitet
Të infektuar me koronavirus, dy persona nga Kukësi nisen me

2 raste të reja janë zbuluar me Covid-19 në Kukës. Burimet bëjnë me dije dy të prekurit janë dërguar drejt siptalit Infektiv të Tiranës.

Dyshohet se dy qytetarët janë infektuar nga kontaktet me rastet e para, pasi kanë marrë pjesë në një varrim në fshatin Bicaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 368 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, ndërkohë që tre persona kanë ndërruar jetë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.

ME TE LEXUARAT