"Shqiptar i panjohur", Shaqiri i kundërpërgjigjet fuqishëm gazetës zvicerane

Sport
"Shqiptar i panjohur", Shaqiri i kundërpërgjigjet

Xherdan Shaqiri ka tërhequr vëmendjen e prestigjiozes zviceriane “Blick“.

Pas fitimit të titullit kampion me Liverpoolin, Andreas Boni ka shkruar një artikull në median në fjalë të titulluar “Shaqiri dhe përpjekja e tij e dëshpëruar për t’u njohur”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në shkrimin e gazetarit zviceran trajtohet fakti se sulmuesi shqiptar numëron plot 17 trofe të fituar, megjithëse nuk ka qenë gjithnjë në fushën e lojës për të dhënë kontributin e tij.

Boni sjell në kujtesë eksperiencën e Shaqirit te Bayerni dhe Liverpooli, ku edhe pse shumicën e kohës ka ngrohur bankinën, sërish në fund krenohet në rrjetet e tij sociale me trofetë në duart e tij. Një artikull ky që patjetër nuk është pritur mirë nga futbollisti i Përfaqësueses së Zvicrës.

Shaqiri ka thyer heshtjen dhe për këtë ka përdorur rrjetin e tij social në “Twitter“, ku nuk e kursen ironinë dhe thumbon kështu gazetën “Blick“ dhe autorin e shkrimit.

“Të dashur Blick dhe Andreas Boni, ndërkohë që jeni të mërzitur në zyrë, ja ku e keni foton e faqes së parë të ardhshme“, shkruan Shaqiri bashkangjitur fotos së tij, ku tregon edhe 17 trofetë e fituar.

ME TE LEXUARAT