Shënohen rastet e para, virusi i ri i derrit përhapet edhe te njerëzit në Kinë

Bota
Shënohen rastet e para, virusi i ri i derrit përhapet edhe te

Në fillimin e kësaj jave shkencëtarët lajmëruan se në Kinë ishte shfaqur një virus i ri i derrit, i cili ka potencial për t’u kthyer në pandemi.

Frika e shkencëtarëve ishte se virusi mund të pësojë mutacion dhe të shpërndahet me lehtësi nga njeriut tek njeriut, përcjell lajmiifundit.al.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhe fatkeqësisht, nga mediat e huaja, raportohet se tashmë janë shfaqur gjurmë të këtij virusi tek punëtorët e fermave të derrave.

Megjithatë nuk dihet ende nëse të gjithë punëtorët janë infektuar nga derrat apo virusi ka kaluar nga njeriu tek njeriu, përcjell Lajmiifundit.al.

Virusi i ri është emërtuar G4 EA H1N1 dhe deri tani është i pranishëm në fermat e Kinës. Ky virus përhapet përmes rrugëve të frymëmarrjes, por deri tani nuk ka shfaqur simptoma agresive tek personat e prekur.

Studiuesit dhe shkencëtarët kanë bërë thirrje dhe apel që të tregohet një vëmendje më e madhe ndaj këtij virusi.

Lajmi i Fundit.al

ME TE LEXUARAT