"Rama i dënuar në Francë", reagon ish-ministri i Drejtësisë: Prokuroria të verifikojë Edi alias Edvin Rama

Aktualitet
"Rama i dënuar në Francë", reagon ish-ministri i

Deklarata e koleksionistit Gjergji Thimo mbrëmë në “A show”, ku u shpreh se Edi Rama ka qenë i dënuar për vjedhje ikonash në Paris, nuk ka kaluar pa bujë.

Ndër të tjera Thimo deklaroi se është i gatshëm të përballet edhe me drejtësinë për këtë akuzë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili përmes një statusi në Facebook.

Manjani shkruan se ka një ligj që ka vepruar për persona të tjerë në politikë, që kanë qenë të dënuar dhe fshiheshin në politikë, dhe ky ligj duhet të veprojë edhe për kryeministrin, për sa u përket verifikimeve nëse ka qenë apo jo i ndaluar, arrestuar apo dënuar në Francë.

Statusi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:

Gjergji Thimo pranon të burgoset për këtë fakt.

Jep një numër burgu në Francë që e lidh me Edi Ramën.

Insiston për këtë gjë!

A mundet që Prokurori i Përgjithshëm të sqarojë shqiptarët nëse Kryeministri i sotëm ka qenë apo jo i ndaluar, arrestuar apo dënuar në Francë?!

Ka një ligj që ka vepruar për persona të tjerë në politikë, që kanë qenë të dënuar dhe fshiheshin në politikë.

Pse nuk verifikohet Edi alias Edvin Rama?!! Nuk po kërkojmë të verifikojë Edi alias Mustafa Ramën… (te shëndeti nuk ndërhyjmë dot).

Kush më shumë se Ai duhet ti nënshtrohet verifikimeve ligjore?!

Publikut ja ka borxh Prokurori i Përgjithshëm një të sqarim mbi këtë denoncim konkret, me numër burgu madje.

https://www.facebook.com/syrimedia/videos/3152719428155734/

ME TE LEXUARAT