Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

PD vazhdon akuzat ndaj Veliajt: Të hetohen tenderat pa garë të kryebashkiakut dhe kompanisë në Tiranë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, kërkon që hetimi për lidhjen me mafian italiane të kryebashkiakut Veliaj dhe kompanisë “Eco Tirana”, të përfshijë edhe tenderat për diferencimin e mbetjeve.

Përmes një postimi, Zhupa shkruan se në këto tendera, fituesi ka qenë i paracaktuar dhe se kjo kompani ka zhvilluar tendera me vlerë 5 miliard lekë për 52 kontrata publike, ku në 27 prej tyre ka qenë në garë 1 pjesë marrës.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

”Hetimi për lidhjen me mafian italiane të Veliajt dhe Eco Tiranës duhet të përfshi edhe tenderat e zhvilluar nga kjo kompani dhe pse nuk e ka kryer funksionin e diferencimit të mbetjeve në Tiranë. Tendera pa garë, fitues të paracaktuar, 92% e tenderave ne fondin limit, kështu ka funksionuar për keto 4 vjet “Eco Tirana” sh.a . Eco Tirana ka zhvilluar tendera me vlere 5 milard lekë, për 52 kontrata publike që ka lidhur. 27 prej këtyre kontratave kanë qenë garë me vetëm 1 pjesëmarrës, duke dhënë rreth 3 milard lekë me fitues të paracaktuar.

Ndërsa në 92% e të gjithë tenderave janë fituar në pragun e fondit limit. Tenderat kanë pasur objekt kryesisht për blerjen e makinerive dhe koshave të rinj me qëllim kryerjen e diferencimit të mbetjeve por ky proçes nuk ka ndodhur kurrë. Pra këto miliona janë fonde publike konsiderohen të shpërdoruara, në mos qofshin edhe të vjedhura.

SPAK vazhdon të heshtë kur provat janë evidente, Veliaj vazhdon të qeveris Tiranën dhe mos japi llogari pavarësisht se ortakët e tij në “Eco Tirana” Sh.a janë në hetim penal për lidhjen dhe përdorimin e kompanive për pastrimin e parave të pista të mafias italiane. Kjo situate do marrë fund shumë shpejt!”

Gepostet von Ina K. Zhupa am Donnerstag, 2. Juli 2020

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet