Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

PD i bëri thirrje Kuvendit të votojë ‘Zgjedhoren’, Rama: Mos çoni ultimatume

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj Gazment Bardhit, që sot i kërkoi Kuvendit që të miratojë pa vonesë draftin e reformës zgjedhore.

“Ata të tjerët dërgojnë edhe ultimatume se cfarë duhet të bëjë Kuvendi. Nuk është nevoja për të vijuar me provokime nga jashtë apo brenda, atyre jashtë u them nuk keni tagër ti jepni urdhra këtij kuvendi.

Kryetarit të kuvendit iu drejtua një urdhër nga sekretari i përgjithshëm i forcave jashtë kuvendit, por edhe unë jam zhgënjyer nga fjalia e fundit që ju keni firmosur, ku thuhet se Kuvendi duhet ta votojë atë marrëveshje pa asnjë ndryshim dhe pa kushte.

Ju mblidheni atje, i fusni një firmë, tani marrë Kuvendi këtë letër dhe thjeshtë ta votojë” tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet