Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pastrim parash e trafik droge, kush është shqiptari që u kap me 181 mijë paund cash në Britani

LONDËR

Një i ri 27 vjeç me origjinë shqiptare u arrestua nga policia britanike, nën akuzat për pastrim parash dhe trafik droge.

Mediat britanike raportojnë se në pranga ka rënë shtetasi me origjinë nga Shqipëria Amir Shkrela, që u dënua me 4 vjet heqje lirie nga gjykata vendase.

Në momentin që është ndaluar, Shkrela kishte në dy çanmta plot 181 mijë paund, ndërsa kishte edhe një mjet identifikimi fals, me fotografi të tij. Shqiptari ishte subjekt i një hetimi nga Partneriteti i Krimit të Organizuar (OCP) kundër krimit të organizuar.

Shkrela posedonte drogë të klasit A dhe ndaj dënimi ndaj tij ishte 4 vjet burgim. Gjykata argumentoi se trafikimi i drogës në Britaninë e Madhe është një problem, si dhe duhet ndaluar fenomeni i helmimit të njerëzve me drogëra të ndryshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet