Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ndërrim çarçafësh pas çdo takimi, Amsterdami hap shtëpitë publike nën masa të rrepta

Është hapur lagjja e famshme me drita të kuqe në Amsterdam këtë të mërkurë, teksa ka qenë e mbyllur që nga mesi i muajit mars.

Holanda kishte urdhëruar mbylljen e shtëpive publike për shkak të pandemisë deri në shtator të këtij viti, por me uljen e rasteve të reja në vend vendosi t’i hapte sërish që këtë javë.

Mirëpo, shtëpitë publike janë hapur nën masa të rrepta, si dizenfektimi, larja e duarve dhe ndërrimi i çarçafëve pas çdo takimi.

“Ndjehem mirë që jam kthyer në punë sërish”, thotë Felicia Anna, një 34-vjeçare rumune që punon në lagjen me drita të kuqe të Amsterdamit dhe është presidente e sindikatës së punonjësve të seksit. Gjatë izolimit, thotë ajo, patëm shumë telashe financiare, ndaj jemi të lumtur që mund të fillojmë të punojmë sërish.

Felicia Anna thotë se ka drojë se mund të ketë më pak klientë, pasi shumica e tyre janë kryesisht turistë dhe Holanda i ka ende të ndaluara udhëtimet nga shumë shtete. Vetë ajo është tërësisht e prenotuar për ditën.

Holanda e ka legalizuar prostitucionin në vitin 2000 dhe çdo punonjëse seksi është e regjistruar dhe paguan taksë në shtet për të ardhurat që merr.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet