Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mos mbani antibakterialin në makinë sepse mund të shkaktojë dëmin më të madh

Dielli dhe dizifektuesi nuk janë kombinimi më i mirë dhe këtë paralajmërim e ka bërë National Health Service (NHS) në Britani. Sipas tyre nëse ju lini antibakterialin në makinë mund të shkaktoni zjarr!

Në një paralajmërim të NHS të shpërndarë në faqen e internetit të Shoqatës së Industrisë së Zjarrit, thuhet se kjo e fundit ka marrë “një numër të madh raportimesh të dezinfektuesve të duarve që shkaktojnë zjarre kur lihen në automjete në motin e nxehtë që Britania e Madhe po përjeton aktualisht”.

Kohët e fundit u raportua se moti i nxehtë pritet të përfshijë gjithë Britaninë e Madhe këtë javë, me temperatura që tejkalojnë 30 gradë C në disa rajone.

Dezinfektuesi me alkool lëshon avuj që mund të ndizen shpejt nën efektin e rrezeve të diellit dhe temperaturave të larta.

Zyrtarët shtuan gjtihashtu se, lënia e produkteve sanitare në ambiente të nxehta për një periudhë të gjatë kohore mund të zvogëlojë përmbajtjen e tyre të alkoolit dhe t’i bëjë ato më pak efektive./ Living

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet