Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Maqedonia e Veriut do vendosë për mbylljen e kufirit me Kosovën dhe Serbinë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, mund të vendosë regjimin e kufirit me Serbinë dhe Kosovën.

Vendimi do të merret sidoqoftë të mërkurën pasi komisioni për sëmundjet infektive të shqyrtojë mundësinë e kthimit të kufizimeve në kufi me këto dy vende. Por, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, thonë se mundësia për mbylljen e vendkalimeve kufitare me të dyja këto vende, është reale.

“Komisioni për Sëmundje Infektive në mënyrë aktive vëzhgon situatën epidemiologjike të koronavirusit në vendet fqinje dhe rajon dhe kthimi i mundshëm i masave do të ketë si qëllim parandalimin e rrezikut ndaj shëndetit të qytetarëve të republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në Maqedoninë e Veriut, kohët e fundit, shifrat ditore të koronavirusit kanë qenë të larta. Por pas ditësh me bilanc në rritje, duket se shifrat kanë filluar të zbuten. Ndërkohë, në Kosovë dhe Serbi, situata është alarmante. Në Kosovë, ka shqetësime për numrin e lartë të pacientëve me koronavirus të shtruar në spital ndërsa Serbia ka rikthyer ose forcuar kufizimet në disa pjesë të vendit ndërkohë që infektimet janë shtuar.

Vendi është aktualisht në listën e BE për udhëtim të sigurt edhe pse Austria ka lëshuar një paralajmërim kundër udhëtimeve në vendin ballkanik dhe gjermania e ka përjashtuar nga lista e saj e vendeve të sigurta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet