Lefter Maliqi ironizon Parlamentin duke e quajtur një Portokalli të dobët. Reagon Murrizi: të dorëzojë mandatin nëse nuk i pëlqen

Politikë
Lefter Maliqi ironizon Parlamentin duke e quajtur një Portokalli të

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar deputeti Myslim Murrizi. Disa javë më parë, me anë të një statusi në rrjete sociale, deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi, e krahasoi parlamentin shqiptar me emisionin humoristik “Portokalli”, duke shtuar se ai vetë do të preferonte më shumë të ndiqte emisionin e humorit, pasi nuk bëhej dot aktori i “Portokallisë” së ditës së enjte në parlament. Lidhur dhe me këtë postim, e ngriti pyetjen drejtuesi i emisionit Denis Dyrnjaja në drejtim të Murrizit.

Deputeti foli me tone të ashpra kur tha se, nëse dikush ka mospëlqime për parlamentin në të cilën është dhe vetë pjesë e saj, të dorëzojë mandatin dhe të sillet si të dojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Denis Dyrnjaja: Tani nga mënyra se si po e bëjmë bisedën këtu por edhe në parlament. Me krushqira e me kunetër e me banxhanakë e me kështu. Më shkon në mendje në fakt një batutë e deputetit Leftar Maliqit, ishte një status që e cilësoi parlamentin si “Portokalli”. Jeni bërë si “Portokallia e Top Channel”, madje tha unë më shumë preferoj “Portokallinë e Top Channel” sesa “Portokallinë” tuaj parlamentare.

Myslim Murrizi: Ne individë që ndërrojnë çdo gjashtë javë 34 premtime, fjalë apo deklarata nuk merrem fare. Cilido deputet qoftë ky edhe Myslim Murrizi- sepse nuk dua t’i përmend emrin asnjërit kur se kam përballë. Që i duket parlamenti si portokalli, e ka shumë më të lehtë ta dorëzojë atë mandat, aq më shumë kur bëhet fjalë për një person që ka ardhur dhe ja ka marrë dikujt tjetër atë mandat, pa votuar dhe veten e vet. Ta dorëzojë atë mandat dhe të thotë për parlamentin siç të ketë qejf, siç kanë thënë këta që e lanë mandatin prej 16 muajsh nga marsi i 2019 e deri më sot. Por edhe të jesh aty dhe të vish të votosh korridoreve për të mos humbur 80 mijë lekëshin, edhe duket se është “Protokalli”, është bajat. Këto janë cirqe që i ka dalë boja në politikë dhe s’merrem me këto fare. Kush mendon që është më lart në dinjitet, në karakter, moral, qëndrim sa ata që janë atje. Të mos bëjnë dërr dërr rrugëve e mejhaneve, as ciu ciu nëpër facebook, ta dorëzojë atë dhe të dalë të na gjuaj me gurë e me vezë si t’i vijë terezia.

ME TE LEXUARAT