Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kreu i degës së PD-së në Korçë, Andrea Mano jep dorëheqjen. Zbulohet arsyeja

Kryetari i Degës Lokale të Partisë Demokratike në qytetin e Korçës, Andrea Mano ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Referuar burimeve pranë PD-së,zbulohen arsyet pse Mano e ka ndërmarrë këtë veprim.

Burimet bëjnë me dije se Mano do të bëhet pjesë e garës për deputet, ndërsa ende nuk dihet se kush do të emërohet në vend të tij.

Është udhëzim i kryesisë së PD-së, që për të gjithë drejtuesit lokalë që do të hedhin kandidaturën për deputet do tu duhet të japin dorëheqjen pasi do të fillojë fushata e propozimeve dhe emrave që do të përfshihen në listën e deputetëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet