KLGJ shkresë Ardian Dvoranit, zbardh argumentet pse e shkarkoi

Aktualitet
KLGJ shkresë Ardian Dvoranit, zbardh argumentet pse e shkarkoi

KLGJ ka zbardhur më në fund argumentet se përse u deklarua e përfunduar detyra e Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë.

KLGJ vlerëson se asnjë nga tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë nuk e zëvendeson nominalisht Dvoranin, por secili prej tyre është emëruar për një mandat 9-vjeçar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, nga ana tjetër, në situatën kur të tre po ushtrojnë detyrën dhe kur edhe për vendin e katërt nga juristët e spikatur ka nisur procedura e plotësimit, pa asnjë mëdyshje çon në përfundimin e detyrimit të Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë.

KLGJ vlerëson se prania e gjyqtarit të katërt në Gjykatën e Lartë nga juristët e spikatur, kur tre të tjerë janë emëruar nuk sjell dhe as garanton funksionimin normal të kësaj gjykate në lidhje me gjykimin e çështjeve nga trupa 5-anëtarëshe apo në Kolegje të Bashkuara.

Po ashtu, sipas KLGj, prania e gjyqtarit të katërt nuk sjell dhe as garanton funksionim të shtuar të kësaj gjykate në raport me praninë e vetëm tre gjyqtarëve.

Në përfundim të shkresës, KLGJ i jep një jave kohë Dvoranit, sipas ligjit, për të shprehur interesin e tij me shkrim ne në Këshill për t’u emëruar si gjyqtar në një Gjykatë Apeli.

ME TE LEXUARAT