Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Hajdari: PS-ja të flasë qartë a e do ndryshimin e sistemit! Rama: Jo çdo palë mund të marrë gjithçka

TIRANE-Debati në Kuvend sot u përqendrua sërish te reforma zgjedhore. Rudina Hajdari i kërkoi kryeministri Edi Rama të flasë hapur nëse është pro ndryshimit të sistemit.

“Ne duhet të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme me lista hapura. Ne kemi marrë përsipër ata qytetarë që duan lista të hapura, janë plot 78% që i duan këto lista. Ky është një lajm i mirë që ky proces të ecë përpara që të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme me lista të hapura.

PS-ja të jetë e qartë nëse do të jetë pjesë e 10%, njerëzve që kanë degraduar Shqipërinë, si do të ecim përpara, do të jeni pjesë e këtyre 10%, apo do të bëheni pjesë e shqiptarëve dhe do i nderoni për të mbështetur hapjen e listave. Përmes mbështetjes që mund t’u japim sot shqiptarëve, u tregojmë se duam zhvillim, demokraci funksionale dhe një Shqipëri që të shkojë drejt BE-së. Edi Rama nëse sot do të jesh pjesë e asaj pakice do të jesh i humbur” tha ajo.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama i kujtoi Hajdarit se e firmosi vetë draftin për marrëveshjen. “Nuk do ishte e udhës të shpjegoj se kjo qasje nuk lidhet me faktin se nuk i kemi votat, se për të miratuar Kodin Zgjedhor kërkohet një shumicë e cilësuar, të cilën nuk e kemi në këtë Kuvend, por e sjell këtu këtë fakt, për të nënvizuar atë që besoj se ka qenë e qartë në vijën tonë të sjelljes, jo vetëm në fjalët tona, ne nuk do të kërkojmë rrugën e diversionit, as aq më pak, rrugën e artimetikës sikundër për fat të keq edhe ju, jo sot, por më parë, edhe kolegu juaj Myslym Murrizi na kanë akuzuar se duam ta mbyllim këtë lojë apo pazar të Damianit me Oerdin, nënkupto timin me Lulin duke blerë vota.

Sot konsensusi nuk është produkt i shëndetshëm nëse shihet si rezultat i një marrëveshje mes vetëm dy palëve, ndërkohë që aktualisht janë tre palë, pavarësisht zonja Hajdari se ju e kni firmosur vetë marrëveshjen. Jo cdo palë mund të marrë gjithcka”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet