Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Gent Hazizi ‘sulmon’ Ermal Mamaqin: Kur monton disa gjëra, s’do të thotë që ke bërë film

Aktori i mirënjohur Gent Hazisi ka komentuar për herë të parë dy filmat e prodhuar nga Ermal Mamaqi.

Sipas Gentit, Ermali nuk mund të vetëquhet kineast, sepse është guxim i madh të bësh një film.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora, aktori i humorit u shpreh ndër të tjera që nuk mund të jenë filma “disa gjëra të montuara”.

“Ermal Mamaqi prodhoi dy filma. Pse nuk ndodhin në filma të tjerë këto gjëra?”- u pyet Genti nga gazetarja.

Aktori Gent Hazizi iu përgjigj:

“Nëse Ermali është i suksesshëm, bravo i qoftë. Por kjo nuk do të thotë se filmat e tjerë janë më pak të suksesshëm. Të dëgjoj pse Gjergji Xhuvani nuk bënte lekë me filmin dhe Ermali bën lekë, unë nuk mendoj që Ermali është i suksesshëm dhe Gjergji është i pasuksesshëm, kështu që nuk i vej dot në kandar këto gjëra.
Unë ia edhe them publikisht, mund t’ia them edhe personalisht, e mira është që të mos fillojë të quhet kineast. Unë mund ta quaj kineast, quaj Gjergj Xhuvanin, Fatmir Koçin, Bujar Limanin etj. Të arrish të thuash jam kineast është shumë. Është guxim i madh të thuash kam bërë film. Kur monton disa gjëra nuk do të thotë se ke bërë film, se edhe unë mund të dal të filmoj disa gjëra dhe të them kam bërë edhe unë film.
I montova dhe jam i suksesshëm. Është mirë që janë të suksesshëm por të mos japin deklarata sepse bëhen mosbesues. Kur dëgjoj dhe thotë kineast, unë them jo nuk je për shijet e mia.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet