Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Faleminderit NASA! Tani kemi një parfum me aromën e hapësirës

Kujt i kishte shkuar mendja që një ditë do të kishim edhe një parfum që ka aromën e hapësirës, të ngrejë dorën?! Imazhet që na vijnë nga NASA, përbëjnë gjithnjë kuriozitet, por kush e kishte menduar që një ditë do të prodhohej edhe një parfum i ri që vjen pikërisht erën e hapësirës.

Një kompani ka nxjerrë së fundmi në shitje një parfum që quhet “Eau de Space”. Aroma është zhvilluar nga Steve Pearce, një kimist i “Omega Ingredients”, një kompani e përqendruar te krijimi i aromave natyrale dhe përbërësve të ushqimeve dhe pijeve.

I kontraktuar nga NASA për të krijuar aromën që në vitin 2008, Pearce arriti ta bënte këtë pas disa vitesh. Duke përdorur shënime nga astronautët që përshkruanin erëra si ozoni, metali i nxehtë dhe bifteku i skuqur, ai përdori njohuritë e tij për aromën për të prodhuar kombinime që përputhen me ato përshkrime. U deshën disa javë për të mbledhur “kimikatet e duhura ” për të provuar disa ide para produktit final.

Dhe tani që produkti ka dalë në shitje, aroma e tij është fantastike!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet