Dyshohet bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës, lihet në burg Gjekson Pusi!

Aktualitet
Dyshohet bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës, lihet

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Gjekson Pusin, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Hekuran Billës dhe autor në atentatin ndaj Fatjon Harushës kushëririt të deputetit të PS, Luan Harusha. Mësohet se Pusi ka mohuar akuzat për përfshirje në atentatin ndaj Harushës tre ditë më parë. Ndërsa në gjykatë nuk janë paraqitur prova të reja, përveç akuzës për thyerjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Ne Policinë e Shkodrës, Fatjon Harusha, i pyetur për ngjarjen, pasi është njohur edhe me personin e ndaluar nga Policia ka deklaruar se Gjekson Pusi nuk është autori që ka qëlluar ndaj tij, pasi Harusha e ka njohur atentatorin dhe nuk rezulton të jete personi që është ndaluar nga policia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjyqtarja Ermira Dedja pasi ka dëgjuar pretendimin e Prokurorisë për dhënien e masës së sigurisë “arrest me burg” për Gjekson Pusin pasi ka thyer arrestin në shtëpi, ka pranuar kërkesën e akuzës duke dhëne edhe vendimin që lë ne burg 33 vjeçarin.

ME TE LEXUARAT