Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Dugarri me fraza tronditëse: Leo Mesi është një shkurtabiq gjysmë autik

Kristof Dugarri ka tronditur botën e futbollit. Ish-sulmuesi i PSG-së dhe Milanit, ka lëhuar fjalë të tmerrshme kundrejt Lionel Mesit, duke komentuar bashkëjetesën e vështirë mes “Pleshtit” dhe francezit Grizman.

“Antuan paskësh frikë nga një kalama shkurtabiq dhe gjysmë autik? Ai e ha të gjallë atë!” Por Dugarri është bërë menjëherë pishman për fjalët që ka thënë duke kërkuan djesë në rrjetet sociale.

“Jam i keqardhur për ato që thanë ndaj Lionel Mesit. Nuk doja të ofendoja njerëzit me shqetësime të tilla, nuk ishte ky qëllimi im. U kërkoj ndjesë atyre që kam ofenduar dhe do ta bëj sërish”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet