Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Diell i fortë dhe temperatura të larta , kujdes me vapën sot

Mot i kthjellët me alternime vranësirash do të mbizotërojë në vendin tonë edhe për ditën e sotme. Vranësirat kalimtare mund të sjellin edhe reshje shiu të izoluara në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17ºC në 32ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 38ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 40ºC.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 17ºC deri në 31ºC dhe në zonat e ulëta nga 22ºC në 34ºC.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet