Bosi i Formula 1 bëhet përsëri baba, vajza e tij e madhe është 65 vjeçe

Showbiz
Bosi i Formula 1 bëhet përsëri baba, vajza e tij e madhe

Ish-bossi i Formula 1, Bernie Ecclestone është bërë baba përsëri në moshën 89-vjeçare, pasi gruaja e tij e tretë ka lindur dje djalin e parë të miliarderit.

Ecclestone në një prononcim për gazetën “Blick” është shprehur:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Tashmë jemi shtuar me një djalë të quajtur Ace. Jam krenar!”

Ndërsa gruaja e tij aktuale, Fabiana Flosi, 44 vjeçe, tha:

“Ishte gjithçka shumë e lehtë! Lindja u krye për 25 minuta dhe falënderoj Zotin për këtë.”

Ecclestone tashmë ka 3 vajza me dy partneret e tij të mëparshme.

Vajza e madhe e ish-bosit të F1 është Deborah, 65 vjeçe, e lindur nga gruaja e parë Ivy Bamford.

Ndërsa 2 vajzat e tjera Tamara, 35 vjeçe dhe Petra 31 vjeçe janë nga gruaja e dytë, Slavica Radic.

Kur Ecclestone njoftoi shtatëzaninë e gruas së tij aktuale këtë prill, ai tha:

“Nuk shoh ndonjë diferencë midis moshës 89 dhe 29 vjeç. Nëse ju e shihni si shqetësim, është problemi juaj.”

Burimi: SkyNews | Përktheu Lajmi i Fundit.al

ME TE LEXUARAT