Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Bosh fare, gjithë prenotimet janë pezulluar”/ Basha në Divjakë: Zinxhiri është këputur në disa vende

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e pa bosh fare Divjakën këtë të enjte. Ai u ndal në Divjakë për të takuar nga afër operatorët turistikë. Sipas Bashës, ata janë pesimistë për numrin e pakët të turistëve dhe mungesën e ndihmës nga qeveria.

“Të gjithë prenotimet që ishin nga muaji prill deri në muajin tetor, të paktën janë të gjitha të anuluara domethënë nuk ka asnjë rezervim”, tha pronari i një resorti.

Ndërsa një tjetër u ankua se nuk po mbajnë dot në punë as një kamarier, një banakier dhe një kuzhinier.

Kurse kreu i demokratëve u shpreh se duhet bërë diçka sa më parë sepse zinxhiri është këputur në disa vende.

“Duhet bërë gjithçka që ta shpëtojmë sektorin e turizmit nga kjo krizë sepse rënia e turizmit do të thotë, e fut edhe më thellë në gropë ekonominë. Gjërat janë të lidhura zinxhir,e këtu nuk është këputur në një vend, është këputur në disa vende zinxhiri e të vetmit që bëjnë hajër janë 5-6 veta. Vetëm atyre iu hapen dyert.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet