Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, makina përplaset me bordurën dhe përfundon jashtë rrugës, plagoset shoferi

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Elbasan-Peqin, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve të para mësohet se personi, i cili po drejtonte makinën ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore, duke dalë nga rruga.

Siç duket edhe nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë, ndërsa një grua edhe pas përplasjes ka mbetur brenda makinës.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet