A do të rikthehet Jozefina Topalli në PD? Habit Paloka: Nuk është larguar asnjëherë, ajo është pjesë e partisë

Politikë
A do të rikthehet Jozefina Topalli në PD? Habit Paloka: Nuk

Hapja e Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për deputetë të ardhshëm është tema e diskutimit në emisionin e sotëm “Open”.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, foli për mundësitë e afrimit të Jozefina Topallit në parti, e cila ka qenë një prej personave që ka folur më ashpër ndaj Lulzim Bashës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jozefina është anëtare e Këshillit Kombëtar, siç u larguan mund të vijnë vetë. S’mund të bëhet ftesë, kur për kaq vite ke qenë pjesë e rëndësishme të partisë. Ata janë pjesë e partisë. Është anëtare.

Ka 8 vite që i bëhet kjo ftesë të gjithëve, aq më tepër kur asnjë s’është përzënë nga Partia Demokratike. Unë e quaj hapje kur vijnë njerëz të rinj, që s’kanë pasur poste në PD. Kemi qenë aq të hapur sa shumë veta kanë dalë e kanë gjuajtur me gurë dhe pse kanë pasur privilegje të mëdha në PD.

Jam kundër afrimit të tyre, por i jep të drejtë të propozohen. Janë njerëzit që duhen t’i zgjedhin se kush do t’i përfaqësojë,- tha Paloka.

ME TE LEXUARAT