Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

10 minuta pasi tha se do ‘zhdukej’ nga Instagrami, Fero u rikthye me një mesazh të fundit, që nervozoi fansat

Ditën e sotme Fero lajmëroi në Instagram se më 6 korrik do publikohet kënga e tij e fundit, e titulluar “Cunami”.

Disa orë pas lajmërimit ai publikoi një post në Instagram, ku shkruante se nuk do ishte aktiv në Instagram këto ditë, deri në publikimin e këngës së re.

View this post on Instagram

‼️‼️‼️‼️‼️

A post shared by FERO (@ferofera) on

Mirëpo, duket se nuk ka zgjatur shumë ajo që ka thënë pasi vetëm 10 më vonë ai ka shpërndarë një video ku thotë:

Unë thashë nuk do e përdor Instagramin, ju po m’shtini me e përdor. Unë jam TuPac për juve, TuPac unë jam për krejt juve

Të shumtë janë komentuesit që e ironizojnë reperin, sikundër bënë disa ditë më parë, kur ai i befasoi të gjithë me një postim në Instagram, ku publikoi një foto të TuPac dhe shkruante se ai nuk ka vdekur dhe do rikthehet pas 24 vitesh.

Sipas Feros, ai do jetë pjesë e videoklipit të tij të fundit.

Epo le të presim datën 6 korrik për të parë se ç’na ka gatuar Fero a.k.a TuPac

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet