Zbardhen detajet, ambasadorja Yuri Kim bën bashkë Ramën, Bashën, Metën dhe Veliajn

Politikë
Zbardhen detajet, ambasadorja Yuri Kim bën bashkë Ramën,

Tre ditë para datës 4 korrik, që është edhe dita e pavarësisë së Amerikës, janë mësuar disa detaje nga festa e përvitshme që ambasada e SHBA-së organizon në Tiranë, këtë herë nën drejtimin e Yuri Kim.

Ndryshe nga herët e tjera, për shkak të pandemisë së koronavirusit, këtë herë të ftuar do të jenë shumë pak persona. Mësohet se festa do të organizohet një darkë e vogël me krerët e institucioneve në vend, në rezidencën e Amerikës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Darka do të jetë në ambient të hapur, pra në oborrin e ambasadës, dhe do të bëjë bashkë Edi Ramën, Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Erion Veliajn, së bashku me bashkëshortet e tyre. Vitet e mëparshme kanë qenë të ftuar edhe shumë personazhë të fushave të tjera të jetës, si aktivistë e gazetarë.

ME TE LEXUARAT