Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tolgahan shpenzon shumën e majme dhe i bën Almedës një super dhuratë

Aktori turk Tolgahan Sayisman është shumë i njohur në vendin tonë jo vetëm për rolet e tij në seriale, por edhe martesën me bukuroshen Almeda Abazi. Çifti janë shumë të lumtur në martesën e tyre dhe janë prindër të një djali me emrin Efehan.

Së fundmi Tolga ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave turke për blerjen e tij më të re. Sipas portaleve turke, aktori ka shpenzuar 3 milion lira turke për dy makina. Tolga ka blerë modelin e fundit të një makine xhip, që kushton 1 milion e 700 mijë lira turke dhe i ka bërë dhuratë të njëjtin model makine edhe Almedës.

Makina e re e Almedës kushton 1 milion e 300 mijë lira turke dhe në targa mban inicialet e emrave të tyre ETA (Efehan, Tolgahan, Almeda).

Almeda dhe Tolgahan u martuan në vitin 2017 dhe u bënë prindër vitin e kaluar. Pas martesës, Tolgahan bleu një vilë me pishinë në Bejkoz për 8 milion lira turke.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet