Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Thellohet bilanci, ndërron jetë 63-vjeçari me koronavirus në Kosovë, në total 52 viktima

Një 63-vjeçar në Kosovë ka ndërruar jetë, pasi ka humbur betejën me koronavirusin. Mësohet se viktima ishte e shtruar në Klinikën Infektive, ndërsa ishte nga Gjilani.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka konfirmuar rastin e vdekjes së qytetarit të katërt nga kjo sëmundje infektive dhe i ka shprehur ngushëllime familjes duke e garantuar se gjithmonë do të jenë pranë tyre.

“Fatkeqësisht në përballjen me pandeminë globale COVID-19, sot nga jeta është ndarë edhe qytetari i Gjilanit, i katërti në këtë pandemi, Isuf Murati. Nga njoftimi që kemi marrë prej Qendrës Klinike Infektive në Prishtinë, sot ishte një lajm i vështirë për të gjithë ne. Ngushëllojmë familjen dhe garantojmë se do të jemi pranë tyre në këto ditë të vështira, sepse nuk e kanë të lehtë ballafaqimin me këtë ndarje nga më i dashuri i tyre. Ceremonia e varrimit do të organizohet nga Komuna e Gjilanit në kushte pandemie. Apeloj te të gjithë qytetarët ti respektojnë masat mbrojtëse sipas rekomandimeve të profesionistëve, maskat, dorezat, distanca, sepse janë baza e të jetuarit në përditshmërinë tonë. Nuk duhet shmangur këto rekomandime sepse ky virus është një kërcenim i shëndetit publik. Mos jep shërbim dhe mos u shërbe askund, nëse nuk përdoren masat mbrojtëse. Kujdes maksimal për të gjithë kudo që jeni”,- tha Haziri.

Në Kosovë janë shënuar 52 viktima të cilët përveç infeksionit me COVID-19 kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet