Shqiptarët kishin kthyer ishullin grek në fermë kanabisi. Ja ku e fshehnin drogën

Aktualitet
Shqiptarët kishin kthyer ishullin grek në fermë kanabisi. Ja ku e

Mediat greke shkruajnë se disa shqiptarë kanë ngritur një fermë kanabisi në Ftelia, Mykonos, duke fshehur lëndën narkotike në disa kova.

Sidoqoftë, ideja e tyre e rrezikshme për të bërë fermë droge në ishullin e Mykonos, nuk zgjati shumë. Kjo sepse menjëherë ka reaguar Prokuroria në Mykonos, në bashkëpunim me oficerët e policisë së Prokurorisë së Drogës në Selanik, duke vënë në pranga kultivuesit e dyshuar, raportojnë mediat helene.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka gjetur kanabis, kokainë, pistoletë zastava, tre peshore precize, tre telefona celularë, 3.935 euro dhe 40 dollarë. Shqiptarët u vunë nën mbikëqyrje dhe u zbulua se ata kishin marrë me qira një shtëpi në zonën e Ftelia, afër plazhit, në një pronë me shumë hektarë.

Zyrtarët e Prokurorisë së Drogës së Autoritetit Portual Mykonos tashmë po kryejnë një hetim për të gjetur anëtarët e tjerë të bandës të trafikut.

ME TE LEXUARAT