Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Shifrat marramendëse/ 7 pyetjet që i çmontojnë Ramës megaaferën Milot-Fier

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku shpallen garën 1.2 miliardë euro për ndërtimin e rrugës Milot-Fier duke e cilësuar materializimin e projektit si një sukses të paprecedentë të qeverisë shqiptare.

Por përtej vetëlavdërimit të qeverisë, çelja e garës së koncesionit ngre natyrshëm disa pyetje.

1-Kush e ka bërë studimin e fizibilitetit ekonomik të rrugës, kompania private apo konsulenti i pavarur?

2-Nëse studimin e ka bërë konsulenti i pavarur, cili është ai dhe si është përzgjedhur?

3-Kush janë personat e Komitetit të Vlerësimit Strategjik, që kanë diktuar projektin dhe studimin e fizibilitetit?

4-A po respektohen standardet e rrugës sipas miratimit që ka bërë Ëestern Balkans Investment Frameëork dhe që ka miratuar ARRSH për këtë projekt?

5-Sa parashikohet kosto e shpronësimeve dhe kush e paguan atë?

6- Si mundet një rrugë e kategorisë B vetëm 115 kilometër e gjatë, pjesa më e madhe e të cilës është e ndërtuar sakaq, të kushtoje 1.2 miliardë euro?

7- Sa është shifra reale e detyrimeve kontingjente që merr përsipër buxheti për rrugën?

Këto janë pyetjet të cilave kreu i qeverisë dhe ministrja e infrastrukturës duhet t’u kishin dhënë përgjigje sot kur shpallen garën. Por ata nuk i japin dot këtë përgjigje dhe arsyeja është e thjeshtë.

Studimin e fizibilitetit për Milot-Fier e ka bërë kompania që do të ndërtojë rrugën. Ajo është grekja Terna S.A. Kjo e bën koncesionin praktikisht një propozim me ofertë të pakërkuar.

Rrjedhimisht koncesioni është i paligjshëm sepse ligji shqiptar i ndalon ofertat e pakërkuara në infrastrukturë.

Pra nuk ka konsulent të pavarur për fizibilitetin ekonomik. Nuk ka Komitet Strategjik që ka vlerësuar projektin. Gjithçka është bërë nga vetë kompania greke.

Përtej kësaj, propozimi ka ulur standardin e rrugës në kategorinë B dhe ka fryrë koston në 1.2 miliardë euro.

Mbi koston e fryrë është përcaktuar tarifa rekord e kalimit 7.5 euro për 100 kilometër.

Këto janë pyetjet që kërkojnë përgjigje tani, por në vijim do të ketë të tjera.

Sepse një vepër 1.2 miliardë euro, që nis me devijime të mëdha ligjore ngre shumë pyetje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet