Salah largon zërat e merkatos: Dua të rri gjatë te Liverpuli, askund tjetër nuk ka një atmosferë të tillë

Sport
Salah largon zërat e merkatos: Dua të rri gjatë te Liverpuli,

Nëntëdhjetë e dy gola në 145 ndeshje të luajtura me fanelën e Liverpulit. Mohamed Salah ishte një nga arkitektët e titullit të fituar nga djemtë e Jurgen Klopit, ajo e Premier League të rikthyer pas 30 viteve dhe që erdhi 12 muaj pas triumfit në Champions League.

Egjiptiani, në një rrëfim për BeIN Sports, ka larguar zërat e merkatos që e kanë përfshirë së fundmi. “Nuk mund t’ja u përshkruaj atë që ndjej për këtë fitore fantastike. Jam shumë i lumtur te Liverpuli: më pëlqen atmosfera këtu, është krejt ndryshe nga çdo vend tjetër. Adhuroj të rri këtu dhe shpresoj të rri gjatë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Skuadra jonë është një makinë perfekte, ka sintoni mes shokëve. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të mendojmë të fitojmë edhe më shumë. Të mbajmë këtë nivel do të jetë e vështirë, por jo e pamundur”.

ME TE LEXUARAT