Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Plagosen me thikë dy vëllezër në Bulqizë, njëri prej tyre transportohet drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bulqizë, ku dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me thikë.

Ngjarja ndodhi pak çaste më parë. Burime bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur vëllezërit të moshës 19 dhe 22 vjeç, të cilët janë goditur nga një person i paidentifikuar.

Mësohet se një prej vëllezërve, 19-vjeçari, është në gjendje të rëndë është transportuar drejt Tiranës, ndërsa tjetri ndodhet në spitalin e Bulqizës.

Aktualisht nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po heton.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet