Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pas Hakimit gati goditja tjetër e madhe e Interit, Sandro Tonali shumë pranë akordit

Interi që do të vijë do të ketë një fytyrë të re. Pas Achraf Hakimi që të martën firmosi kontratën 5-vjeçare, klubi zikaltër është shumë pranë një tjetër goditje të madhe në merkaton e verës. Sandro Tonali nuk është një risi.

Interistët e ndjekin prej kohësh, por asnjëherë nuk kanë qenë kaq pranë talentit të futbollit italian. Të sigurta për këtë janë mediat përtej Adriatikut.

Sipas tyre, pavarësisht radhës së gjatë të skuadrave që kërkojnë të marrin shërbimet e mesfushorit të Brescia, klubi zikaltër është më i favorizuar se të gjithë. Kjo për shkak të kontakteve të intesifikuara në orët e fundit. Tonali ka dhënë pëlqimin e tij për t’u transferuar tek Inter, por operacioni mbetet i bllokuar në detajet financiare.

Brescia kërkon jo më pak se 45 milion euro për kartonin e tij, ndërsa kjo shifër bie ndesh me ofertën e prezantuar nga Marotta. Inter është gati të paguajë menjëherë 30 milion euro plus 5 të tjera në formë bonusesh. Kjo ndasi është normale në këtë fazë të tratativave, ndërsa sipas mediave italiane palët shumë shpejt do të arrijnë në një shifër që do t’i kënaqë të gjithë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet