Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Identifikohen vëllezërit dhe autori, Policia reagon për plagosjen e dyfishtë në Bulqizë

Policia e Bulqizës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme ku një person ka plagosur dy vëllezër përkatësisht 19 dhe 22-vjeç.

Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00, në qytetin e Bulqizës dhe dyshimet e para janë se sherri ka ardhur pas një konflikti të çastit.

“Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.T., ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit D.N., dhe A. N., (vëllezër), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar menjëherë dhe në ndjekje të tij janë vënë forcat e policies të cilat po punojnë për kapjen e tij. Agresori me dy vëllezërit kishin njohje të mëparshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet