Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“E njoha tek bordurat e ‘Hotel Dajtit’, por e humba”, Blendi Fevziu rrëfen historinë e njohjes me bashkëshorten

Pavarësisht se është një prej figurave më të njohura të gazetarisë shqiptare, pak gjëra dimë për jetën private dhe të shkuarën e Blendi Fevziut.

Moderatori, i cili prej 20 vitesh drejton emisionin “Opinion” mban një profil modest lidhur me publikimin e detajeve për jetën e tij, sidomos kur bëhet fjalë për bashkëshorten, që ndonjëherë duket sikur e mban larg syve të të gjithëve.

Së fundmi, ai ka qenë pjesë e një interviste për revistën ”Class”, ku i është përgjigjur ‘100 pyetjeve’ të ndryshme mbi profesionin e tij si gazetar, por nuk kanë munguar edhe pyetjet për jetën e tij private.

Blendi flet për herë të parë ka rrëfyer diçka më shumë për bashkëshorten e tij, Inesin si dhe dy vajzat e tyre.

Historia e tyre e dashurisë, rezultoi një rastësi e bukur e fatit, pasi sipas tij ata janë dashuruar me shikim të parë, por u është dashur të presin 11 vite që të ritakoheshin dhe të krijonin lidhjen e tyre.

“E kam njohur nga miq të përbashkët në atë që njihej si Bordura e Hotel Dajtit kur ajo ishte 15 vjeç dhe unë student i vitit të parë.

Më bënë shumë përshtypje sytë. Që nga ajo kohë e humba dhe e ritakova pas më shumë se 11 vitesh. Sërish rastësisht”, ka treguar ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet