Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Austria mbyll kufirin, thirrje shtetasve të saj: Mos udhëtoni në Shqipëri

Austria ka marre nje tjeter mase penalizuese per shtetasit nga vendet e Ballkanit duke mos lejuar hyrjen e tyre ne vend me perjashtim te rasteve kur kane test negativ per koronavirus.

Lajmin e ka bere me dije edhe gazetari i DW, Bahri Cani:

KUJDES: Austria paralajmëron shtetasit e vet – të mos udhëtojnë në Ballkan

Austria ka shprehur paralajmërimin më të fuqishëm për shtetasit e vet që të mos udhëtojnë në ASNJË vend të Ballkanit Perëndimor. Austria paralajmëron shtetasit e vet se në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje/Hercegovinë është rritur shumë numri i infektimeve, ndaj nuk duhet të udhëtohet. Mi inistri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg, tha se paralajmërimi futet në fuqi MENJËHERË.

Vetëm një ditë më parë, pra dje, Komisioni Evropian ka REKOMANDUAR që prej sot të hapen kufijtë me Serbinë dhe Malin e Zi, por jo edhe me Kosovën dhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veritu.

Ndaj ky vendim i Ausrisë nuk befason. Në Austri jetojnë rreth 530 000 njerëz që kanë lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ausria ka paralajmëruar kontrolle kufitare intensive për të gjithë ata që vijnë nga këto vende. Futja në Austri do të jetë e mundur vetëm për ata që kanë ndonjë test negativ me virusin COVID-19.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet