Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

As kosi as kastraveci! Befason dermatologu: Ja çfarë duhet të përdorni kur digjeni nga dielli

Me diellin e verën vjen edhe djegia e lëkurës nga ekspozimi i madh në plazhe.

Rekomandohet që para se të dilni nga shtëpia të vendosni krem mbrojtës në trup e fytyrë, por jo gjithmonë jep rezultatin e dëshiruar.

Nëse jeni djegur në plazh, harrojeni lyerjen me kos si shpëtim!

Dr. Joshua Zechner, një dermatolog nga New York, zbuloi se qumështi i ftohtë është zgjidhja perfekte për djegiet e dhimbshme dhe aspak të këndshme nga dielli, përcjell Lajmiifundit.al

Ai tha se për lehtësimin e dhimbjeve nga djegia, qumështi i ftohtë është ndër produktet më të mira.

Merrni qumështin e ftohtë dhe hidheni në napë të palosur në formë komprese dhe vendoseni në zona t e djegura ose anasjelltas, bëni përgatitini kompresat me qumësht paraprakisht dhe lërini të ftohen në frigorifer para përdorimit, citon Lajmiifundit.al

Kjo ju ndihmon të largoni nxehtësinë dhe mbi të gjitha lehtëson inflamacionin duke tkurrur qelizat e fryra.

Dr. Zechener tha:

“Një kompresë qumështi mund të ndihmojë në qetësimin e lëkurës së djegur. Vitaminat A dhe D, si dhe aminoacidet, acidi laktik, proteina e hirrës ​​dhe kazeina të gjitha mund të gjenden në qumësht, kjo është arsyeja pse është zëvendësuesi i përsosur për pasojat tuaja nga djegia.
Ndërsa proteinat ndihmojnë në shërimi, acidi laktik bën që lëkura të nxjerrë jashtë qelizat e vdekura të lëkurës.”

Burimi: Mirror | Përktheu dhe përshtati Lajmi i Fundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet