Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“A është normale të jesh e virgjër 19-vjeçe?”, Dojna Mema i kthehet vajzës: Një cipë nuk ….

Moderatorja Dojna Mema e ka treguar shpeshherë se sa e hapur është me ndjekësit e saj me të cilët ndan biseda nga më të ndryshmet në Instagram.

Nga një pyetësor i sotëm, një vajzë e ka pyetur Dojnën nëse është normale që një 19-vjeçare të jetë e virgjër.

Dhe Dojna është ndalur gjatë tek kjo pyetje, teksa i është përgjigjur:

“Nuk është normale që ka njerëz që pyesin për virgjërinë. Një herë e mirë: Një cipë nuk përcakton sa vajzë e mirë, e përdalë apo e prapambetur je. Nuk tregon asgjë për ty, por tregon gjithçka për dikë që ta vë në dukje apo ta bën si pyetje!”

Sakaq, një pyetje tjetër interesante që iu bë moderatores ishte për sjelljen e meshkujve pasi ndahen nga femrat.

“Meshkujt pasi i refuzon i thonë të gjithë shoqërisë që atë femër e kam pasur si edhe fjalë fyese për të,”- shkroi një prej ndjekësve.

“Janë këta meshkujt në tentativë që shoqërohen nga të ngjashmit e tyre. Mos e vrit mendjen,”– u përgjigj moderatorja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. edi says

    a pyetet per c e virgjerise…eshte ofendim i dyanshem. edhe per edhe per pyetjen

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet