5 gjëra që nuk duhet të mungojnë në çantën tuaj të plazhit

Soft
5 gjëra që nuk duhet të mungojnë në çantën

Ditët e plazhit kanë mbërritur dhe po, jemi më të lumtur se kurrë. Atmosfera që dhuron bregdeti dhuron vetëm relaksin aq shumë të dëshiruar gjatë vitit, duke u kthyer në faktorin kryesor të listës: “Pse i duam ditët e nxehta?”

Nuk ka rëndësi nëse shkoni për vetëm një ditë, fundjavë apo një muaj. Çanta juaj e plazhit, gjithsesi, duhet të jetë gati me gjithçka ju nevojitet. Nuk duhet të harroni se argëtimi që dhuron plazhi, duhet shoqëruar edhe me kujdesin ndaj vetes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përpos kremit apo vajit për lëkurën e trupit, mos harroni të merrni edhe kremin mbrojtës për fytyrën. Ekspozimi i fytyrës në diell për një kohë të gjatë shkakton lodhje, e jo rrallë vija të holla në lëkurë. Njollat e diellit janë gjithashtu një tjetër problem që shkaktohen nga rrezet e ditëve të nxehta, ndaj kremi enkas për fytyrën do të jetë domosdoshmëri për plazhin.

Balsami i buzëve SPF duhet të jetë pjesë e pandashme e çantës tuaj. Buzët e çara dhe me kore nuk i shkakton vetëm i ftohti i acartë i dimrit. Dielli, në kombinim me qendrimin e gjatë në ujë me kripë sjellin një sërë problemesh për buzët e pambrojtura si duhet.

Besojeni ose jo, zgjidhje për aparatin tuaj celular do të jetë mbrojtësja enkas për plazh. Një kasë plastike, për ta mbrojtur celularin nga të gjitha anët, do ta mbajë larg çdo dëmtimi apo papastërtie nga rëra.

Vaji i flokëve vjen në shërbim të të gjithë atyre që fokus kanë kurimin me detaje të pamjes së jashtme. Ashtu sikurse lëkura, edhe flokët mund të dëmtohen (digjen) nga dielli. Kështu, pasi të futeni në ujë, mos harroni që në flokët e lagur të aplikoni vajin mbrojtës.

‘Ndihma e parë’ nuk duhet të mungojë gjatë ditëve të plazhit. Medikamentet primare, gërshërët e vogla, leukoplastet duhet të jenë një “MUST” për ju. Sepse, asnjëherë nuk i dihet çfarë ndodh larg shtëpisë!

ME TE LEXUARAT