Zbulohet e ardhmja e Ilir Dajës, në aventurën e re merr me vete edhe sulmuesin e Partizanit

Sport
Zbulohet e ardhmja e Ilir Dajës, në aventurën e re merr me vete

Ilir Daja mbetet një nga trajnerët më të kërkuar në Shqipëri dhe jo vetëm pasi fama e tij ka prekur edhe Maqedoninë e Veriut ku prej kohësh është folur për një kalim tek Shkëndija e Tetovës. Së fundmi emri i Dajës është përfolur edhe për një rikthim tek Tirana sezonin e ri por vetë Daja e mohoi në mënyrë kategorike duke shprehur edhe vlerësimin maksimal për punën e bërë nga Egbo.

Ndryshe nga opinioni sportiv në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut nuk kanë asnjë dyshim, Ilir Daja do të jetë trajneri i ri i Shkëndijës duke zëvendësuar në këtë post Ernest Gjokën. Sipas mediave maqedonase, Daja nuk do të vij i vetëm në Tetovë, por së bashku me të në këtë aventurë do ti bashkohet edhe sulmuesi i Partizanit, Eraldo Çinari.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sportmedia.mk”, shkruan se 23-vjeçari do të jetë një nga përforcimet e mëdha të Shkëndijës në merkaton e verës pasi kjo është një kërkesë e vetë teknikut kryeqytetas. I njëjti burim bën me dije se palët kanë arritur marrëveshjen paraprake në parim, teksa mungon vetëm zyrtarizimi, i cili pritet të vijë në ditën në vijim.

Kubit kuqezi pritet ti kushtoj jo pak kartoni i sulmuesit shkodran pasi Çinari është nën kontratë edhe për një vit me Partizanin ndërsa për të nuk mungojnë as ofertat nga Turqia.

ME TE LEXUARAT