Zbulohen emrat e 2 prej 7 të arrestuarve shqiptarë, njëri prej tyre me histori në fushën e narkotikëve

Aktualitet
Zbulohen emrat e 2 prej 7 të arrestuarve shqiptarë, njëri prej

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me operacionin e madh policor Itali-Shqipëri ku ranë në pranga 37 persona, 7 prej të cilëve shqiptar.

Mësohet se dy prej të arrestuarve shqiptar janë Robert Muftari dhe Elton Hamza, persona të cilët njihet për veprimtaritë e tyre në fushën e narkotikëve.Në 11 nëntor të vitit 2015 Robert Muftari u arrestua pasi në datën 10 nëntor në fshatin Radhimë, te zona e njohur si Viroi, braktisi një mjet furgon tip 'Benz' me targa AA 619 AJ dhe një mjet lundrues gomone ku ishin 6 çanta me 808 kg kanabis.

Të dy këta persona mësohet se kishin rol kryesor në këtë organizatë të cilës iu bllokuan rreth 40 mln euro mall.

ME TE LEXUARAT