Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit në 24 orët e fundit ka arrestuar dy shtetas të cilët akuzohen për vepra të ndryshme.

Më konkretisht një 32-vjeçar me inicialet A. B është arrestuar nga specialistët e krimit ekonomik pasi ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të dyshuara si të falsifikuara. Tani ai do të përballet në gjykatë me akuzën ‘falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe vizave’

Ndërkohë një 41-vjeçar me inicialet G. C, banues në Durrës, është arrestuar ka aksidentuar një 78-vjeçar i cili po lëvizte në këmbë dhe tashmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Për të rëndon akuza e ‘shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor’.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet