Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Shtohet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Dita e sotme ka shënuar një tjetër rritje të infektimeve me Covid-19.

Sipas informacioneve të para gjatë 24 orëve në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë 69 persona, 5 më shumë se dje që u raportuan 64 raste.

Gjatë ditës së djeshme në Spitalin Infektiv ndërruan jetë 3 persona për shkak të Covid-19, numër që e çon shifrën e të vdekurve nga pandemia në 59.

Sipas MSH, në Infektiv janë duke u trajtuar 84 pacientë dhe shifrat janë në tendencë rritjeje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet